Basha: Evropa e pa ‘sëmundjen’ në trupin e vendit! Falë Ramës, Shqipëria nuk është më shqiptarëve


load
Gazeta Express
18 Tetor 2019 18:57

Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka mbajtur një konferencë për shtyp në lidhje me mos hapjen e negociatave, duke u shprehur se Evropa s’mund të gënjehet nga propaganda që bën kryeministri Rama.

Duke folur për verdiktin e Francës dhe kundërshtitë e Holandës, Basha u shpreh se Macron e Mark Rutte e shohin fare qartë sesi në vendet e tyre vijnë emigrantë e azilantë, sesi në vendet e tyre ka një shumëfishim të trafikut të drogës. Basha u shpreh se tashmë Evropa e ka parë sëmundjen në trupin e Shqipërisë dhe se s’mund të lejojë që vendi t’i bashkohet BE-së në këto kushte.

Përgjegjësinë Basha e gjen vetëm tek qeverisja e Ramës, duke thënë se falë oliarkisë dhe vetë kryeministrit, sot shqiptarët e shohin vendin dhe institucionet si diçka të huaj, jo të tyren.

Madje Basha ka ironizuar Ramën duke thënë se i duket vetja si Ismail Qemali, apo se kujton se duke u puthur me Federica Mogherinin do të hapë negociatat.

Basha: Evropianët këto simptoma shohin nga trupi i Shqipërisë. Miliona euro e drogë kapet në Holandë. Ata atje shohin këtë gjë, ndërsa këtej arrestohen? Jo, por bëjnë pallate, kulla etj. Kanë blerë jo vetëm policë, por zyrtarë të lartë. Atje bëjnë drogë, këtu janë bosa.

Franca çfarë pa? Prej 2013 filluan të shkojnë 1 mijë azilantë në javë. Në 2015 ia kaluam dhe sirianëve. Të gjitha këto sëmundje që duken në trupin e Shqipërisë, ata thonë prit prit, mos i hapni derën. Por ne e dimë se cilat janë këto probleme!

Ne jemi në nivele afrikane mjerimi! Si zgjidhen këto? Ka njeri që e mendon se mund të ndalet emigracioni duke vënë më shumë policë frontex-i, këta që na shiten si patriotë të mëdhenj e na dalin me mjekrën si Ismail Qemali… por këta nuk e ndalin dot emigracionin, pasi askush nuk do të rrijë më këtu. Dhe sot për fat të keq Shqipëria nuk është e shqiptarëve, por është në dorën e pashallarëve të Ramën, gjysma oligarkë e gjysma kriminelë.

Pjese nga fjala e Bashës:

Dua ta nis me shprehjen e keqardhjes time për ditën e sotme. Nuk është ajo që kemi dëshiruar dhe shpresuar. Por do të ishte një gënjeshtër e madhe ndaj shqiptarët që të thoshim se nuk e prisnim. Që prej vendimit të Bundestagut për vendosjen e 9 kushteve Shqipërisë, ishte e qartë se skenarin më të mirë të mundshëm KE, nuk do të merrte një vendim më pozitiv se aq.

Në orën 13:00 erdha nga Berlini me informacionet më të freskëta. Është e vërtetë që mbizotëron mosbesim me vendet anëtare në raport me raportet e KE për zgjerimin, konsiderohen të zbukuruara, nuk paraqesin realitetin.

Këtë tha edhe Holanda kur u shpreh se në rast e Maqedonisë ishin dakord, për Shqipërinë, krimi, korrupsioni dhe ndarja e pushtetit i ndalonin për hapjen e negociatave, në raport të qartë me raportin e zbukuruar të KE-së. Franca shikon cdo ditë problemin e azilkërkuesve.

Këto të vërteta nuk kanë gjetur pasqyrtimin në raportin e KE-së dhe kjo e shtyu Bundestagun të bënte vlerësimin e vet, e bënë edhe për Serbinë para ca vitesh, i njëjti person Krishbaun. Në vend që të bënin detyrat këta përqafoheshin dhe putheshin me komisionerin për zgjerimin dhe Mogerinin.

Por Macron kërkon të reformojë verifikimin e së vërtetës për Ballkanin. Nuk shkohet në Europë me ‘Toyota Yaris’ dhe as me paratë e tyre. Macron po kërkon reformë për kontrollin e atyre që duan të hyjnë në klubin e vendeve më të pasura të botës.

Shqiptarët ikin në Francë, se të drejtat janë njëlloj, trajtimi para ligjit është i njëjtë. Macron po kërkon të reformojë mënyrën si vendet e ardhshme do të kontrollohen që të mos kenë dështime si në rastin e Bullgarisë dhe Rumanisë. Në Francë prej 2013 po shkonin nga një mijë në javë. Ata thonë prit, prit mos e hap derën akoma se nuk është gati. Këta që na lënë mjekrën si Ismail Qemali dhe na shiten si patriotë të mëdhenj, këtej marrin policë të FRONTEX në kufi

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart