Basha akuza të forta Arta Markut dhe Donika Prelës: Dy Katicat e Shqipërisë të ndiqen penalisht, po mbulojnë një vepër të rëndë kriminale


Gazeta Express
22 Gusht 2019 14:50

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka lëshuar sot akuza të fortë në adresë të prokurores së Përgjthshme Arta Marku dhe asaj të Krimeve të Rënda, Donika Prela, për delegimin e dosjes 184, për hetim në Dibër.

basha per kajmakun

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Basha i quajti ato Katicat e Shqipërisë, duke hequr paralele me prokuroren speciale të Maqedonisë, Katica Janeva dhe skandalit të madh të ryshfetit në të cilin doli edhe emri i saj.

Sipas Bashes, mbyllja e dosjes 184 “nga Katicat e Rames behet per te hequr dosjen nga SPAK”.

“Dy Katicat e Shqipërisë po mbrojnë politikanët e kapur në vjedhje dhe nuk po punojnë për ti cuar para ligjit politikanë që kanë vjedhur votat apo paratë e shqiptarëve, po bëjnë përpjekje për të mbyllur një cështje që e ka marrë vesh gjithë bota, përmes përgjimeve të Bild”- tha ai.

Sipas Bashës, “Me veprimet që kanë marrë të dyja janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji, për shpërdorim detyre me qëllim mbulimin e një vepre të rëndë kriminale, sic është ngritja e një grupi të strukturuar kriminal, me përfshirje të përfaqësuesve të policisë, ministrisë, deputetëve të PS për të vjedhur zgjedhjet në Dibër”.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart