Bartomeu e shtyn Neymarin drejt Realit, Perez nuk është dorëzuar


Gazeta Express
20 Prill 2019 8:59

Real Madrid ende nuk është dorëzuar për Neymarin.

Sipas asaj që raporton Marca, Los Blancos janë duke menduar seriozisht që gjatë verës të bëjnë goditjen e madhe dhe ta transferojnë Neymarin nga Paris Saint Germaini, për të cilin mendojnë se do të krijonte partneritet të mirë me Karim Benzeman në sulm.

Megjithatë, ky operacion është vështirë për t’u realizuar, por sipas “El Chiringuito de Jugones”, deri më 31 gusht gjithçka mund të ndodhë.

Raportohet se Neymari nuk i ka mirëpritur deklaratat e presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, i cili haptazi tha se braziliani nuk do të kthehet në “Camp Nou” dhe se tashmë e kanë një lojtar më të mirë se Neymar, ai është Ousmane Dembele.

27-vjeçari ka bërë vetëm 23 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në fillim të vitit. Ai ka shënuar 20 gola, 48 në përgjithësi në 53 paraqitje në dy sezone në Francë. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart