Bardhi: Rama u tërhoq me bisht ndër shalë nga kapja e komisioneve zgjedhore - Gazeta Express
string(74) "bardhi-rama-u-terhoq-me-bisht-nder-shale-nga-kapja-e-komisioneve-zgjedhore"

Bardhi: Rama u tërhoq me bisht ndër shalë nga kapja e komisioneve zgjedhore

Gazeta Express

06/06/2020 18:24

Gazmend Bardhi, sekretari i Pergjithshëm i PD-së, reagoi pas deklaratës së kryeministrit Rama, i cili u shpreh se marrëveshja e re tregoi se humbja e PD në zgjedhjet e 2017 nuk kishte lidhje me integritetin e zgjedhjeve, përderisa administrimi zgjehdor mbeti i pandryshueshëm.

Bardhi shkruan se Rama u tërhoq me bisht ndër shalë nga skema mafioze për kapjen e komisioneve zgjedhore.

Lexo Edhe:

“Sa për vjedhjen e zgjedhjeve e 2017-ës, Edi Rama nuk do ketë më mundësi t’i fshihet kushtit nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-ës“, shkruan Bardhi.

Reagimi i plotë

Edi Rama bën mirë të rrisë dozën e qetësuesve për të mbajtur nën kontroll nervozizmin pas tërheqjes me bisht ndër shalë nga skema mafioze për kapjen e komisioneve zgjedhore.

Frika dhe mllefi sot dhe mbrëmë tregon qartë se nuk i mjaftojnë më as paratë e pista dhe krimi i organizuar për të vjedhur zgjedhjet. Bashkimi i qytetarëve kundër tij e ka tmerruar, duke e kthyer në një komentator qesharak, që flet me veten!

Sa për vjedhjen e zgjedhjeve e 2017-ës, Edi Rama nuk do ketë më mundësi t’i fshihet kushtit nr.5 të BE për hetimin dhe dënimin e hajdutëve të zgjedhjeve të 2017-ës. Përgjimet e publikuara nga BILD i ka dëgjuar bota mbarë, që nga Niçja i drogës tek Gjushi i Ramës, i shpallur non grata nga SHBA.

PD dhe Opozita e Bashkuar nuk tërhiqet asnjë hap nga presioni dhe kurthet e Edi Ramës. Mbrëmë i çmontuam kapjen e konisoneve zgjedhore. Bashkë me shqiptarët do të mbrojmë çdo votë dhe do të fitojmë!