Bardhi: Do ketë zgjedhje pas reformës, Rama i ka protokolluar dorëheqjet e kryebashkiakëve - Gazeta Express
string(88) "bardhi-do-kete-zgjedhje-pas-reformes-rama-i-ka-protokolluar-doreheqjet-e-kryebashkiakeve"

Gazeta Express

29/01/2020 22:00

Bardhi: Do ketë zgjedhje pas reformës, Rama i ka protokolluar dorëheqjet e kryebashkiakëve

Gazeta Express

29/01/2020 22:00

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi deklaroi se zgjedhjet e 30 qershorit do të përsëriten shumë shpejt, e se madje kryeministri Rama i ka të protokolluara dorëheqjet e të gjithë kryebashkiakëve socialistë që dolën fitimtarë (pa garë) vitin e kaluar.

I ftuar në abcneës, Bardhi theksoi se zgjedhjet do të përsëriten dhe për to duhet vetëm një dispozitë kalimtare.

Lexo Edhe:

Xhafo: Ju jeni jurist i mirë, si mund të gjendet mekanizmi ligjor për të përsëritur zgjedhjet lokale, sepse janë 61 kryetar bashkie dhe ndonjëri mund ti thotë “Jo” Ramës?

Bardhi: Nëse ka vullnet politik mund të krijohet dispozitë kalimtare, pra ka mekanizma ligjorë që e zgjidhin këtë. Edi Rama e pranon dhe vetë paligjshmërinë e 30 qershorit dhe për rrjedhojë dhe të të emëruarve të tij në krye të bashkive, pasi para kandidimit Edi Rama ka urdhëruar protokollimin e dorëheqjeve e tyre nëse do t’u kërkohej.

Sipas tij me miratimin e reformës zgjedhore do të  pasohet me zgjedhje parlamentare dhe lokale duke plotësuar kushtin e dytë të Bundestagut që është testimi i reformës.

Bardhi paralajmëroi edhe publikimin e një rasti tjetër kryebashkiaku që po verifikohet pasi janë konstatuar shkelje të ligjit të dekriminalizimit dhe së shpejti do të bëhet publik.