Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit në udhëtim me shifrat 62:69 (18:17, 17:12, 17:23, 10:17), në kuadër të javës së 13-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja nisi e baraspeshuar, ku çereku i parë përfundon 18:17. Vendasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, që përfundon 17:12, derisa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 35:29.
Por, prishtinasit ishin më të mirë në pjesën e dytë, duke e fituar edhe këtë duel. Periodën e tretë e fitojnë 17:23 dhe atë të fundit 10:17, duke triumfuar në fund 62:69.
Te Vëllaznimi u dalluan Cendrik Council me 23 pikë e 11 kërcime, Christopher Hortman me 14 pikë e 15 kërcime dhe Devonte Jackson me 15 pikë e 10 kërcime, kurse te Sigal Prishtina më i miri ishte Daniel Lekndreaj me 22 pikë e gjashtë kërcime.
Tani të dy skuadrat kanë nga katër fitore dhe nëntë humbje.
Dashamirës të kuzhinës italiane në Prishtinë, përgatituni për të shijuar pasta, pica dhe sallata të shijshme, pasi Vapiano është...