Barçës i zbehen gjasat për transferimin e Bernardo Silvas - Gazeta Express
string(57) "barces-i-zbehen-gjasat-per-transferimin-e-bernardo-silvas"

Barçës i zbehen gjasat për transferimin e Bernardo Silvas

Futboll

Gazeta Express

16/08/2022 9:01

Barcelona po e kalon me ngulm Bernardo Silvan, me të cilin synon ta kompletojë repartin e mesfushës.

Mirëpo, gjiganti katalunas s’do të ketë punë aspak të lehtë për ta transferuar futbollistin portugez.

Lexo Edhe:

Për këtë është i bindur mediumi spanjoll “Mundo Deportivo”, përcjell “Gazeta Express”.

Kërkesa e lartë e Manchester Cityt për kartonin e futbollistit të tij mund të stopojë gjithçka.

Në fakt, “Citizens” i kërkojnë hiç më pak se 100 milionë euro për portugezin.

Silva nuk konsiderohet si i pashitshëm nga trajneri Pep Guardiola.

Por, kampioni aktual anglez nuk do të hiqte dorë nga mesfushori kreativ për një shumë më të ulët se kjo.

Barça fillimisht po mendon ta shesë Frenkie de Jongun në Chelsea dhe më pas i duhet të shtojë para për ta bërë të vetin përfaqësuesin portugez.

Stili i lojës së Barçës i përshtatet mjaft mirë asaj të Bernardo Silvas dhe për këtë atë e do në “Camp Nou” posaçërisht trajneri Xavi Hernandez. /Gazeta Express/