Barcelonës i refuzohet oferta për sulmuesin Maxi Gomez


Gazeta Express
21 Maj 2019 22:53

Celta Vigo e ka refuzuar ofertën e Barcelonës në vlerë 25 milionë euro për sulmuesin e ri Maxi Gomez, të cilën e vlerëson të ulet.

Barcelona është duke punuar për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, por oferta e parë për sulmuesin 22-vjeçar i është refuzuar nga Celta Vigo, transmeton Gazeta Express.

Gomez e ka një klauzolë të lirimit në vlerë 50 milionë euro në kontratën e tij me Vigon, prandaj oferta e gjigantit katalonas prej 25 milionë eurove është vlerësuar si e ulet.

Sulmuesi uruguaian i ka shënuar 31 gola në dy sezonet e tij të para në La Liga; 13 këtë sezon dhe 18 në të kaluarin.

Kontrata e tij me Vigon mbaron në vitin 2022 dhe përveç Barcelonës, interesim për të kanë shfaqur edhe Atletico Madridi e Tottenhami. /Gazeta Express/  

Te fundit


Kthehu lart