Barcelonës dhe Man Cityt u kërkohen 90 milionë euro për Skriniarin - Gazeta Express
string(66) "barcelones-dhe-man-cityt-u-kerkohen-90-milione-euro-per-skriniarin"

Gazeta Express

21/02/2020 8:12

Barcelonës dhe Man Cityt u kërkohen 90 milionë euro për Skriniarin

Gazeta Express

21/02/2020 8:12

Barcelona dhe Manchester City do të duhet të shpenzojnë mjaft shumë para nëse duan t’i sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar. Zikaltrit i kërkojnë 90 milionë euro për ta shitur atë.

Çmimi i Skriniarit u bë i ditur pasi Manchester Cityt iu refuzua një ofertë prej 65 milionë eurosh plus bonuse për mbrojtësin sllovak, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Për ta siguruar transferimin e tij nga San Siro, klubet duhet t’i bëjnë Interit ofertë prej të paktën 90 milionë eurosh. Asnjë ofertë nën këtë shumë nuk do të shqyrtohet nga hierarkia e klubit.

Mbrojtësi 25-vjeçar është bëri njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë në Evropë në dy sezonet e fundit me paraqitjet e tij për Interin.

Përfaqësuesi sllovak ka qenë shtyllë e vërtetë e mbrojtës për zikaltrit që prej se u transferua nga Sampdoria në vitin 2017.

Në fund të vitit të kaluar, për Skriniarin ishte interesuar edhe Real Madridi. Sipas mediumit spanjoll Don Balon, madrilenët i kishin ofruar 80 milionë euro për sllovakun. /Gazeta Express/