Barcelona shumë e zemëruar para El Clasicos - Gazeta Express
string(43) "barcelona-shume-e-zemeruar-para-el-clasicos"

Barcelona shumë e zemëruar para El Clasicos

Gazeta Express

15/12/2019 10:48

Barcelona nuk e fshehu zemërimin ndaj referimit, pas barazimit 2:2 me Real Sociedadin të shtunën pasdite në La Liga.

Pas një penalltie të shkaktuar nga Sergip Busquets në pjesën e parë, Barçës iu mohua një penallti pasi Gerard Pique u rrëzua në zonën e Sociedadit në kohë shtesë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gjyqtari Gil Manzano nuk dha penallti, por as VAR-i nuk ndërhyu për ta rishikuar rastin, gjë që i ka zemëruar lojtarët, drejtuesit dhe trajnerët e Barcelonës njëlloj.

“Unë mund edhe ta kem tërhequr atë për fanelle te penalltia e parë, por ndërhyrja ndaj Pique është dëshmi se ishte faull më i qartë se ai i imi”, tha Busquets.

“Gjyqtari është dashur ta shihte atë dhe nuk e kuptoj përse VAR-i nuk e rishikoi rastin”, shtoi ai.

“Nëse jep penallti për faullin e Busquets, atëherë duhet ta japësh edhe për faullin ndaj Pique”, tha Frenki de Jong.

“Mendoj se ishte penallti. Ne e pamë”, tha njëri prej zyrtarëve të Barcelonës, Guillermo Amor.

Ndërkohë, presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu, i ka shkruar letër Federatës së Futbollit të Spanjës, duke i kërkuar sqarime.

Tërë ky zemërim i Barçës vjen në prag të El Clasiocs kundër Real Madridit të mërkurën. /Gazeta Express/