Barcelona, shumë e interesuar për Kessien - Gazeta Express
string(40) "barcelona-shume-e-interesuar-per-kessien"

Futboll

Gazeta Express

25/01/2022 23:19

Barcelona, shumë e interesuar për Kessien

Futboll

Gazeta Express

25/01/2022 23:19

Milan pritet që ta humbet Franck Kessien si transfer të lirë në verë dhe Barcelona papritur është e para në radhë për shërbimet e tij, para Tottenham Hotspur, PSG, Arsenal, Liverpool dhe Manchester United.

25 vjeçari nga Bregu i Fildishtë ka dështuar për të arritur marrëveshje të re me skuadrën nga San Siro kurse kontrata e tij përfundon më 30 qershor të këtij viti.

Lexo Edhe:

Nëse kuqezinjtë ishin duke shpresuar që ta shesin atë në janar në Tottenham, këtë javë është raportuar se ai e ka refuzuar këtë opsion, derisa ai tani pritet që të këtë një pagë më të madhe më shumë bonuse si lojtarë i lirë.

Sipas Radio Catalunya, Barcelona janë “shumë të interesuar” në nënshkrimin e Kessiet si lojtar i lirë në korrik.

Premier Liga besohej se është zgjidhja e tij e parë me ish mesfushorin e Atalantas, me Antonio Conten që ka qenë i interesuar për të.

Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Arsenali janë në garë, derisa Paris Saint-Germain po ashtu nuk bën të përjashtohet në këtë rast.

Kessie ka shënuar pesë gola dhe një asist në 21 ndeshje me Milan këtë sezon në Serie A dhe në Ligën e Kampionëve.  Për momentin ai është në Kupën e Kombeve të Afrikës ku përfaqëson Bregun e Fildishtë. /GazetaExpress/