Barcelona regjistron fitore të thellë ndaj Antwerpit - Gazeta Express
string(52) "barcelona-regjistron-fitore-te-thelle-ndaj-antwerpit"

Sport

Gazeta Express

19/09/2023 22:51

Barcelona regjistron fitore të thellë ndaj Antwerpit

Sport

Gazeta Express

19/09/2023 22:51

Barcelona e ka nisur me fitore bindëse sezonin e ri në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Xavi mposhti sonte debutuesit e kësaj gare, Antwerpin, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin olimpik “Lluis Companys” përfundoi me rezultatin 5:0.

Joao Felix (11’, 66’), Robert Lewandowski (19’), Jella Bataille (22’ autogol) dhe Gavi (54’) shënuan në fitoren e “Blaugranëve”.

Vlen të theksohet se te skuadra belge titullar ishte Arbnor Muja, i cili luajti për 83 minuta.

Pas xhiros së parë, Barcelona prin në Grupin H me tri pikë – aq sa ka edhe Porto si e dyta.

Shakhtar Donetsk dhe Antwerp janë në dy pozitat tjera dhe pa pikë. /Gazeta Express/