Barcelona konfirmon lëndimin e Messit - Gazeta Express
string(37) "barcelona-konfirmon-lendimin-e-messit"

Barcelona konfirmon lëndimin e Messit

Gazeta Express

05/06/2020 12:58

Barcelona e ka konfirmuar se Lionel Messi e ka pësuar një lëndim në kofshën e këmbës, mirëpo i ka qetësuar tifozët duke bërë të ditur se argjentinasi nuk do të mungojë për një kohë të gjatë.

Për gjendjen fizike të kapitenit 32-vjeçar të Barcelonës, Lionel Messit, ka pasur shumë spekulime, pasi që ai mungoi në disa seanca stërvitore të klubit katalonas, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Fillimisht ishte sugjeruar se Messi thjesht po stërvitej larg skuadrës, prapa kamerave, individualisht.

Megjithatë, tani Barcelona e ka konfirmuar se gjashtë-herë fituesi i Topit të Artë është duke vuajtur nga një lëndim jo shumë serioz.

Por, kampionia në fuqi e Spanjës është e bindur se kapiteni i katalonasve do të kthehet së shpejti në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës së Quique Setien dhe se do të jetë gati për rinisjen e La Ligës.

“Kapiteni i Barcelonës, Leo Messi, e ka një lëndim të vogël në kuadricepsin e djathtë dhe po stërvitet i izoluar, po bën ushtrime specifike për t’iu shmangur rreziqeve të panevojshme, tani që kanë mbetur vetëm edhe tetë ditë para se Barcelona t’u kthehet ndeshjeve”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

“Ai pritet t’i bashkohet bashkëlojtarëve të tij brenda pak ditësh”. /Gazeta Express/