Barcelona do të tentojë t’i marrë tri pikët e ndeshjes së sotshme kundër Mallorcas, për t’u barazuar me pikë me Real Madridin dhe për ta marrë kreun e La Ligës sërish.
Barcelona do ta presë skuadrën e Mallorcas sonte në orën 21:00 në stadiumin Camp Nou, për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të të La Ligës, raporton Gazeta Express.
Klubi katalonas i drejtuar nga Ernesto Valverde i ka fituar pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ndërsa s’di për humbje që gjashtë ndeshje. Në anën tjetër, Mallorca s’ka arritur ta mbajë portën e paprekur që gjashtë ndeshje.
Formacionet zyrtare të të dyja skuadrave: