string(86) "barcelona-heq-dore-nga-zubimendi-synon-te-nenshkruaje-me-nje-mesfushor-nga-premierliga"

Sport

Gazeta Express

08/12/2023 22:18

Barcelona heq dorë nga Zubimendi, synon të nënshkruajë më një mesfushor nga Premierliga

Sport

Gazeta Express

08/12/2023 22:18

Barcelona raportohet se ka vendosur të mos bëjë një lëvizje në vitin e ardhshëm për Martin Zubimendi.

Barça është lidhur me mundësinë për të nënshkruar me spanjollin, ose në janar ose verën e ardhshme, me Xavin që e sheh atë si një zëvendësues të mundshëm afatgjatë për Sergio Busquetsin e larguar, transmeton Gazeta Express.

Pavarësisht presionit për një largim të mundshëm, Real Sociedadi ka qëndruar i palëkundur mbi të ardhmen e Zubimendit, me Imanol Alguacil duke lënë të kuptohet se mesfushori dëshiron të përfaqësojë klubin e tij të lindjes në Ligën e Kampionëve.

Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona është gati të ndryshojë planin në kërkimin e një mesfushori të ri me profilin e Zubimendit, duke hequr dorë nga ky i fundit.

Drejtori sportiv i klubit, Deco, thuhet se po shikon opsionet në Premierligë për të sjellë një stil më fizik në “motorin” e Barcelonës, me Bruno Guimaraes të Newcastle United dhe Amadou Onana të Everton që kanë përfunduar në radarin e “Blaugranëve”.

Në anën tjetër, Arsenali besohet se mbetet i interesuar për Martin Zubimendin, i cili me Real Sociedadin ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. /Gazeta Express/