Barcelona e shton presionin për Bernardo Silvën, gati kontrata dyvjeçare për portugezin - Gazeta Express
string(86) "barcelona-e-shton-presionin-per-bernardo-silven-gati-kontrata-dyvjecare-per-portugezin"

Sport

Gazeta Express

09/06/2026 14:50

Barcelona e shton presionin për Bernardo Silvën, gati kontrata dyvjeçare për portugezin

Sport

Gazeta Express

09/06/2026 14:50

Barcelona po tenton ta mbyllë një tjetër goditje të rëndësishme në treg, teksa i ka intensifikuar kontaktet me mesfushorin portugez, Bernardo Silva.

Sipas raportimeve nga Italia dhe Spanja, klubi katalanas është shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me ish-yllin e Manchester City, i cili pritet ta nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me opsion vazhdimi për një sezon tjetër, përcjell “Gazeta Express”.

Interesimi i Barcelonës është rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, ndërsa drejtuesit e klubit po përpiqen ta mposhtin konkurrencën e Atlético Madridit dhe Juventusit, të cilat gjithashtu kanë shfaqur interesim për 31-vjeçarin.

Vetë Bernardo Silva e ka shprehur prej kohësh dëshirën për të luajtur me fanellën “Blaugrana” dhe kjo mund të jetë vera kur ëndrra e tij bëhet realitet.

Megjithatë, sipas deklaratës së menaxherit të tij, vendimi përfundimtar mund të merret vetëm pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.

Barcelona e sheh portugezin si një përforcim me eksperiencë dhe cilësi të lartë, ndërsa bisedimet mes palëve vazhdojnë me synimin për të arritur marrëveshjen përfundimtare sa më shpejt. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement