Barcelona e mposht Prishtinën me rezultat 9-2 - Gazeta Express
string(45) "barcelona-e-mposht-prishtinen-me-rezultat-9-2"

Barcelona e mposht Prishtinën me rezultat 9-2

Futboll

Gazeta Express

15/01/2021 19:55

Prishtina është mposhtur në Spanjë sonte nga Barcelona me rezultat të thellë. Pavarësisht humbjes, Mabetex Prishtina pati një paraqitje të mirë ku shënoi dy gola.

Prishtina ka humbur me rezultat 9-2 nga skuadra kampione e Europës, Barcelona.

Lexo Edhe:

Deri në minutën e 8 Prishtina arriti që ta ruajë portën e paprekur por mandej ishte Barcelona që shënoi dy gola.

Fillimisht shënoi Dyego në minutën e 12 kurse në minutën e 13 shënoi edhe Esquerdinho.

Barcelona do të vazhdonte që të shënonte Shiraishi shënoi në minutën e 15-të kurse 2 minuta më vonë shënoi edhe Joselito.

Por në minutën e 17 do të shënonte edhe Prishtina me anë të Dervishajt.

Në minutën e 18 për Barcelonën shënoi edhe Rodrigues.

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë dhe Prishtina do të luajë edhe 20 minuta të tjerë kundër kampionit të Europës në futsall, Barcelonës.

Në pjesën e dytë Prishtina do të pësonte edhe katër gola.

Esquerdinha shënoi në minutën e 21-të derisa Ibishi shënoi një gol të bukur në minutën e 26-të.

Esquerdinha do të shënonte edhe një gol tjetër në minutën e 31-të,  derisa dy golat e fundit do të shënoheshin nga Povil në minutën e 33 dhe 38-të. /GazetaExpress/