Barcelona e kërkon Sterlingun - Gazeta Express
string(29) "barcelona-e-kerkon-sterlingun"

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 15:46

Barcelona e kërkon Sterlingun

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 15:46

Barcelona është duke i shikuar mundësitë për ta përforcuar skuadrën për sezonin e ri dhe e sheh yllin e Manchester City, Raheem Sterling, si njërin prej të duhurve për sulmin.

Barcelona dëshiron ta përforcojë sulmin me një tjetër yll të Manchester City gjatë agatit kalimtar të kësaj vere, Raheem Sterling, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Gazeta katalonase SPORT, e cila është e afërt me klubin, raporton se Barça është e bindur se do të grumbullojë të holla në javën në vijim dhe do të jetë në gjendje ta bëjë një blerje të madhe këtë verë, një lojtar që i ngazëllen tifozët dhe e rrit nivelin e konkurrencës brenda skuadrës.

Përfaqësuesi i Anglisë Sterling është në listën e lojtarëve më të pëlqyer nga Barcelona.

Gjiganti katalonas është i vetëdijshëm se do ta ketë të vështirë të arrijë marrëveshje për të dhe se do të jetë e nevojshme të përfshijë lojtarë për ta uluar çmimin e blerjes së tij.

26-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2023 me kampionin e Premierligës, por ai e humbi vendin e titullarit në skuadrën e Pep Guardiolës kah fundi i sezonit të kaluar.

Në 292 ndeshje për City, ai i ka shënuar 114 gola dhe i ka përgatitur 87 të tjera. /Gazeta Express/