Barcelona e do serbin Tadic, pasi i dështoi Rodrigo - Gazeta Express
string(50) "barcelona-e-do-serbin-tadic-pasi-i-deshtoi-rodrigo"

Barcelona e do serbin Tadic, pasi i dështoi Rodrigo

Gazeta Express

28/01/2020 22:54

Barcelona planifikon ta transferojë sulmuesin serb Dusan Tadic, pasi bisedimet për blerjen e Rodrigo Morenos nga Valencia dështuan të martën mbrëma.

Refuzimi i Valencias për t’i ulur kërkesat për sulmuesin spanjoll e kanë zemëruar klubin katalonas dhe e kanë bërë atë që heqë dorë nga blerja e tij, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas Gianluca Di Marzios të Sky Sports Italia, menaxheri i Tadicit do të udhëtojë drejt Barcelonës të mërkurën për të diskutuar me drejtuesit e klubit katalonas rreth kalimit të mundshëm të serbit në Camp Nou.

Tadic pati një sezon fantastik më Ajaxin edicionin e kaluar, duke i shënuar 38 gola në të gjitha garat, ndërsa deri tani këtë sezon i ka realizuar 11 sosh.

Barcelona do t’i ketë tri ditë për të arritur marrëveshje me Ajaxin për të, pasi afati kalimtar dimëror mbyllet të premten. /Gazeta Express/