Barcelona e blen talentin anglez Barry


Gazeta Express
11 Korrik 2019 15:49

Barcelona e ka blerë talentin e ekipit kombëtar U-21 të Anglisë, Louie Barry, nga West Bromwich Albion.

16-vjeçari Barry ka nënshkruar kontratë trevjeçare me Barcelonën, transmeton Gazeta Express.

Talenti i lindur në Birmingham, ka qenë pjesë e WBA-së që prej moshës gjashtë vjeçe, por e refuzoi ofertën për të nënshkruar kontratë profesionale me klubin nga Championship.

West Brom do t’i fitojë 235 mijë funte nga shitja e tij në klubin nga La Liga, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Barça ka njoftuar se Barry do të luajë për ekipin U19 sezonin e ardhshëm.

Klubi spanjoll thotë se sulmuesi anglez vlerësohet si njëri prej futbollistëve më të mirë të rinj në futbollin anglez dhe se ai i ka kaluar testet mjekësore me sukses. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart