Barcelona duhet të presë, Xavi e zgjat kontratën me Al-Sadd - Gazeta Express
string(58) "barcelona-duhet-te-prese-xavi-e-zgjat-kontraten-me-al-sadd"

Barcelona duhet të presë, Xavi e zgjat kontratën me Al-Sadd

Gazeta Express

05/07/2020 15:45

Rikthimi i shumëpritur i Xavi Hernandezit në Barcelonë duhet të presë edhe më gjatë seç mendohej, pasi ai e ka ripërtërirë kontratën me Al-Sadd, e cila do ta mbajë atë në stolin e klubit nga Katari deri në qershor të vitit 2021.

Barcelona i tha lamtumirë legjendës së klubit kur Xavi u pensionua duke i dhënë fund karrierës së gjatë prej 17 vjetëve në Camp Nou në vitin 2015, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Spanjolli i kaloi katër vjetet e ardhshme duke luajtur për Al-Sadd në ligën e Katarit, para se t’i varte këpucët në gozhdë në maj të vitit të kaluar.

Ai u emërua pastaj trajner i ri i Al-Sadd dhe me sukses e udhëhoqi klubin drejt fitimit të dy trofeve.

Për 40-vjeçarin është përfolur shumë se do të kthehet në Barcelonë si trajner, veçanërisht duke i parë problemet me të cilat po përballet klubi momentalisht dhe pakënaqësitë me trajnerin aktual. Quique Setien.

Xavi e ka pranuar se ka plane ambicioze për ta udhëhequr Barçën në të ardhmen.

Megjithatë, ai ka njoftuar sot se ia ka përkushtuar të ardhmen klubit nga Katari tani për tani.

“Jam i lumtur që e ripërtëriva kontratën me Al-Sadd. Jam duke punuar me menaxhmentin e klubit gjatë kësaj kohe për t’i zgjidhur disa çështje”, tha Xavi. /Gazeta Express/