Barcelona dhe Bayern Munich në garë për Pochettinon


Gazeta Express
21 Nëntor 2019 9:58

Barcelona dhe Bayern Munich janë në garë për t’i siguruar shërbimet e trajnerit argjentinas, Mauricio Pochettino.

Pochettino u shkarkua të martën nga pozita e trajnerit të Tottenhamit, 11 muaj pasi e drejtoi skuadrën drejt finales së Ligës së Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Për të tani do të bëjnë betejë Barcelona dhe Bayern Munich, sipas gazetës britanike “The Sun”.

Pochettino u shkarkua pas fillimit të tmerrshëm të sezonit në Premierligë, me Tottenhamin që renditet në pozitën e 14-të momentalisht, por ai mund të bëhet me skuadër të re shumë shpejt.

Barça është e interesuar ta zëvendësojë Ernesto Valverden me argjentinasin.

Por për ta bërë këtë, i duhet ta mposhtë konkurrencën nga Bayern Munich, gjiganti gjerman që këtë muaj e shkarkoi trajnerin Niko Kovac dhe ende është në kërkim të zëvendësuesit të tij afatgjatë. /Gazeta Express/  

Te fundit


Kthehu lart