Barcelona dhe Ajaxi arrijnë marrëveshje për Dest - Gazeta Express
string(48) "barcelona-dhe-ajaxi-arrijne-marreveshje-per-dest"

Barcelona dhe Ajaxi arrijnë marrëveshje për Dest

Gazeta Express

27/09/2020 9:58

Barcelona dhe Ajaxi kanë arritur marrëveshje për kalimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Sergino Dest, në Camp Nou këtë verë.

Dest pritet të udhëtojë drejt Katalonjës sot për të nënshkruar marrëveshje afatgjate me Barcelonën, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mbrojtësi i djathtë u tha lamtumirë bashkëlojtarëve te Ajax pas fitores 2:1 kundër Vitesse të shtunën.

Dest do të jetë sot në Barcelonë për testet mjekësore.

Ai do të nënshkruajë marrëveshje pesëvjeçare, deri në verën e vitit 2025, me Barcelonën.

Bayern Munich ishte në garë për shërbimet e tij, por u mposht nga Barcelona në fund.

Ai do t’i kushtojë Barçës rreth 23 milionë euro plus bonuse. /Gazeta Express/