Barcelona ka bërë një lëvizje të madhe në këtë merkato verore, duke dorëzuar një ofertë zyrtare te Manchester United për sulmuesin anglez Marcus Rashford.
Sipas raportimeve të fundit, propozimi i Barcelonës është në formën e një huazimi me opsion blerjeje, dhe klubi katalanas është i vendosur që ta mbyllë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur.
Marcus Rashford, i cili ka pasur një sezon të vështirë në “Old Trafford”, ka shprehur prej muajsh dëshirën për të veshur fanellën blaugrana.
Mediat raportojnë se lojtari ka thënë “po” për transferimin tek Barça që në janar, duke e konsideruar këtë si destinacionin e ëndrrave për vazhdimin e karrierës së tij.