Barça synon ta transferojë Traoren - Gazeta Express
string(34) "barca-synon-ta-transferoje-traoren"

Futboll

Gazeta Express

27/01/2022 16:50

Barça synon ta transferojë Traoren

Futboll

Gazeta Express

27/01/2022 16:50

Gjiganti katalunas do të mundohet ta mposhtë konkurrencën e Tottenhamit për sulmuesin spanjoll

Barcelona e ka rikthyer interesimin për Adama Traoren.

Lexo Edhe:

Gjiganti katalunas është i vendosur për ta transferuar sulmuesin e Wolverhamptonit.

Për këtë siguron mediumi “ESPN”, përcjel “Gazeta Express”.

Në fakt, “Blaugrana” duhet ta mposhtin konkurrencën e Tottenhamit për përfaqësuesin spanjoll.

26 vjeçari është i gatshëm për ta bërë hapin e radhës në karrierë pas shkëlqimit në ekipin nga Londra Veriore.

Dhe, ka mundësi që ai të rikthehet në Camp Nou pasi është i lidhur me klubin katalunas.

Kjo pasi ai ishte pjesë e akademisë “La Masia”. /Gazeta Express/