Barça në garë me Milan për Martinellin - Gazeta Express
string(38) "barca-ne-gare-me-milan-per-martinellin"

Barça në garë me Milan për Martinellin

Futboll

Gazeta Express

07/12/2022 14:59

Martinelli i Arsenalit ka zgjuar interesim të disa skuadra në Europë.

Të fundit që e kërkojnë yllin e Arsenalit janë skuadrat e mëdha, Barcelona dhe AC Milan.

Lexo Edhe:

Sipas asaj që transmeton calciomercatoweb, AC Milan ka filluar interesin e tyre për sulmuesin anësor të Brazilit dhe Arsenalit, Gabriell Martinelli – bashkë me Barcelonën.

Martinelli po shkëlqen me Arsenalin këtë sezon pasi që ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 2 asiste në 14 ndeshje në Premier Ligë, duke ndihmuar topçinjtë që të jenë në vendin e parë në Premier Ligë.

Megjithatë, kontrata e tij skadon më 2024 dhe me rinovimin e tij të kontratës që nuk duket në horizont me Arsenalin, AC Milan e sheh atë si një alternativë ideale për të zëvendësuar Rafael Leaon, nëse ai largohet nga skuadra. /GazetaExpress/