Barça mund ta japë Dembelen hua - Gazeta Express
string(31) "barca-mund-ta-jape-dembelen-hua"

Barça mund ta japë Dembelen hua

Gazeta Express

26/05/2020 17:20

Gjiganti katalunas është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për futbollistin ofanziv francez, i cili ka dështuar ta tregojë veten në “Camp Nou”

Barcelona është e gatshme t’i dëgjojë ofertat për Ousmane Dembelen.

Lexo Edhe:

Madje, gjiganti katalunas mund edhe ta huazojë futbollistin ofanziv francez, njofton mediumi britanik “Daily Mail”, përcjell “Gazeta Express”.

Kampioni aktual spanjoll dëshiron të heq dorë nga futbollisti i krahut për ta kursyer rrogën e tij të lartë.

Gjithashtu, Barça po mendon të përforcohet, por këtë do ta bëjë vetëm pasi t’i stabilizojë lojtarët që i ka në skuadër.

Dembele mund të lëvizë në mënyrën e njëjtë siç bëri Philippe Coutinho vjet, kur shkoi në Bayern Munich. /Gazeta Express/