Barça i ofron tre lojtarë për Lautaron - Gazeta Express
string(38) "barca-i-ofron-tre-lojtare-per-lautaron"

Barça i ofron tre lojtarë për Lautaron

Gazeta Express

14/07/2020 18:19

Gjiganti katalunas është i gatshëm t’i sakrifikojë Vidalin, Rakiticin e Umtitin për sulmuesin argjentinas

Barcelona mbetet e vendosur për ta transferuar sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.

Lexo Edhe:

Mediumi spanjoll “Mundo Deportivo” shkruan se gjiganti katalunas është i gatshëm t’i sakrifikojë tre futbollistë për sulmuesin argjentinas, përcjell Gazeta Express.

Në fakt, kampioni spanjoll i ka vënë në dispozicion lojtarët si Arturo Vidal, Ivan Rakitic e Samuel Umtiti për yllin e Interit.

Nga ana tjetër, “Nerazzurri” i kërkojnë mbi 100 milionë euro për 22 vjeçarin, i cili po shkëlqen këtë sezon.

Mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë marrëveshje gjatë kësaj vere.

Lautaro është mjaft i interesuar për të luajtur përkrah Lionel Messit në “Camp Nou”. /Gazeta Express/