Barça e Juve llogarisin në fitore sonte - Gazeta Express
string(39) "barca-e-juve-llogarisin-ne-fitore-sonte"

Barça e Juve llogarisin në fitore sonte

Gazeta Express

04/11/2020 16:25

Gjiganti katalunas e pret sonte ekipin Dynamo Kyiv, derisa ai italian e viziton Ferencvarosin në Champions

Liga e Kampionëve vazhdon sonte me ndeshjet e xhiros së tretë në Grupet E, F, G e H.

Lexo Edhe:

Barcelona dhe Juventusi shihen si favoritë për t’i fituar duelet përkatëse në Grupin G, shkruan Gazeta Express.

Gjiganti katalunas e pret Dinamo Kievin dhe Messi me shokë e kërkojnë sonte fitoren e tretë radhazi.

Kurse, “Bianconeri” do ta tentojnë këndelljen pas humbjes nga Barça me një fitore në udhëtim ndaj Ferencvarosit.

Pa dyshim, klubi spanjoll dhe ai italian shihen si favoritë për të kaluar në fazën tjetër nga ky grup.

Ndërkohë, fitoren në udhëtim në këtë xhiro do ta kërkojnë edhe Manchester United e Paris Saint-Germain në Grupin H.

“Djajtë e Kuq” i kanë shënuar dy fitore bindëse dhe sonte synojnë ta vazhdojnë serinë perfekte me një fitore në Turqi kundër Istanbul Basaksehir.

Kurse, kampioni francez i do tri pikët e radhës në vizitën që do t’ia bëjë Leipzigut në Gjermani.

Në Grupin F, Lazio e Vedat Muriqit e Thomas Strakoshës e viziton Zenit St Petersburgun.

“Biancocelesti” me një fitore eventuale do t’i afroheshin kualifikimit në fazën tjetër pasi do të shkonin në kuotën e 7 pikëve.

E në Grupin E, Chelsea dhe Sevilla llogarisin në fitoret e radhës në shtëpi për t’u shkëputur në tabelë.

“Blues” kanë punë me Rennesin, kurse fituesi i fundit i Europa Leagues e pret Krasnodarin. /Gazeta Express/