“Barbie muskuloze” me tri rekorde në Kampionatin Botëror


Gazeta Express
25 Prill 2019 13:51

Një vajzë duhet të bëjë atë që mund të bëjë!

Kjo vajzë e re ka të gjitha: ajo është aq e bukur si një kukull, por aq e fuqishme sa një luaneshë.

Julia Vins, nga Rusia duket jashtëzakonisht e bukur. Ajo ka sy të bukur, lëkurë delikate dhe një fytyrë aq të brishtë sa porcelani.

Por mos u mashtroni nga pamja e saj e butë nga lart mbi shpatullat e saj, pasi ajo ka një fizikë aq të fuqishme si një luaneshë.

“Kam këto sy të mëdhenj e të bukur dhe bëj make-up. Por në të njëjtën kohë, unë jam e fortë”, tha Julia

“Për shkak të karakteristikave të mia të fytyrës, njerëzit gjithmonë kanë thënë se unë dukem si një kukull”, u shpreh ajo tutje.

Julia mund të ngrisë rreth 181 kg.

Ajo ka thyer tri rekorde të fuqisë botërore në Kampionatin Botëror të Ngritjes në Moskë. Për shkak të figurës së saj, ajo mori titullin “Barbi muskuloze”.

“Njerëzit më njohin si “barbi muskuloze”, më pëlqen ky krahasim. Është mirë”, tha ajo.

Duke folur për burrat që e kritikuan për pamjen e saj, ajo tha se ata ishin “vetëm xheloz”.

Julia, e cila dikur ishte e hollë, filloi të shkonte në palestër kur ishte 15 vjeç. Julia ra në dashuri me ushtrimet fizike dhe që atëherë, ajo ka gjetur qëllimin e saj të jetës.

Julia 22-vjeçare ka një numër të madh të ndjekësve. Profili i saj në Instagram ka më shumë se 867,000 ndjekës.

Te fundit


Kthehu lart