Baraliu e jep rezultatin final të zgjedhjeve, kaq deputetë mund të marrë Vetëvendosje - Gazeta Express
string(84) "baraliu-e-jep-rezultatin-final-te-zgjedhjeve-kaq-deputete-mund-te-marre-vetevendosje"

Baraliu e jep rezultatin final të zgjedhjeve, kaq deputetë mund të marrë Vetëvendosje

Lajme

Gazeta Express

01/03/2021 12:55

Analisti Bleron Baraliu e ka dhënë parashikimin e tij sa i përket asaj se sa ulëse do të marrin në legjislaturën e re subjektet politike, raporton Gazeta Express.

Sipas matematikës finale të Baraliut, Vetëvendosje do të marrë 56 deputetë, PDK 20 deputetë, LDK-ja 15 deputetë ndërsa AAK-ja do të mbetet me 9 deputetë.

Lexo Edhe:

Ai thotë se partia e Albin Kurtit ka gjasa për 15% që të sigurojë 57 ulëse, derisa, thotë se të pakta janë gjasat që ky numër të bie nën 55 ulëse.

LDK ndërkaq shton se do t’i ketë 15 deputetë, ndërsa partia e Ramush Haradinajt shton se mund të mbetet me 8 deputetë nëse LVV-ja siguron 57 ulëse.

Megjithatë, i njëjti thotë se duhet të pritet numërimi i votave të diasporës që të dihet saktë rezultati./GazetaExpress/