Banorët e këtij fshati kosovar ua ndalojnë të gjitha partive tubimet atje - Gazeta Express
string(73) "banoret-e-ketij-fshati-kosovar-ua-ndalojne-te-gjitha-partive-tubimet-atje"

Banorët e këtij fshati kosovar ua ndalojnë të gjitha partive tubimet atje

Lajme

Gazeta Express

23/01/2021 7:19

Banorët e lagjes Marosh të Damjanit të Gjakovës, kanë marrë vendim që të mos lejojnë politikanët të shkojnë e të bëjnë fushatë tek ta.

Arsye për këtë po thonë të jetë një rrugë që nuk është rregulluar asnjëherë, pavarësisht premtimeve që janë bërë në çdo fushatë.

Lexo Edhe:

Këta thonë se madje as nuk do të votojnë, ngase për ta bërë të kalueshme është dashur të investojnë vet.

Ndërkaq nga Komuna e Gjakovës, deklarojnë se arsyeja e vonesës së rregullimit është për shkak se gjysma e rrugës që krejt është pak më shumë se një kilometër, i takon territorit të Prizrenit, andaj presin që ta bëjnë në bashkëfinancim me ta e me Ministrinë e Infrastrukturës.