Banorët e fshatit Sharban përballen me shumë probleme infrastrukturore - Gazeta Express
string(70) "banoret-e-fshatit-sharban-perballen-me-shume-probleme-infrastrukturore"

Banorët e fshatit Sharban përballen me shumë probleme infrastrukturore

Gazeta Express

01/04/2023 21:11

Gazetare: Elena Ukaj

Ka një distancë prej rreth 15 kilometra larg kryeqytetit.

Lexo Edhe:

Në fshatin Sharban të Komunës së Prishtinës, janë vetëm 40 shtëpi që përafërsisht në to jetojnë afro 400 banorë.

Por, banorët e këtij fshati në periferi të kryeqytetit, po hasin në shumë probleme.

E këto telashe po ua vështirësojnë jetesën atyre, sidomos gjatë stinës së dimrit.

Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme banorët thonë se ende askush nga Komuna nuk ka intervenuar ne fshat për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Madje ata shpes ndërmarrin vet iniciativa qe te iu bëjnë zgjidhje atyre.
Nga Kompania Rajonale Ujësjellësit bëjnë të ditur arsyen se pse banorët e fshatit Sharban kanë mungesë të ujit të pijshëm.

Ndërsa nga drejtoria e Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës deklarojne se tashmë është pjesë e tenderimit rrjeti i kanalizimit si dhe rregullimi i infrastrukturës në rrugicat e fshatit.

Sipas Komunës punimet pritet të fillojnë pas dy muajsh.

VIDEO