Banorët e Dibrës protestë kundër ndërtimit të HEC-it të Skavicës - Gazeta Express
string(64) "banoret-e-dibres-proteste-kunder-ndertimit-te-hec-it-te-skavices"

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 13:39

Banorët e Dibrës protestë kundër ndërtimit të HEC-it të Skavicës

Shqiperi

Gazeta Express

01/12/2020 13:39

Ditën e sotme banorët e Dibrës kanë protestuar, duke kundërshtuar ndërtimin e Hidrtocentralit të Skavicës. Pas më shumë se gjysmë shekulli si ëndërr në sirtarin e qeverive shqiptare, projekti i Hidrocentralit të Skavicës po hyn në rrugën e realizimit.

Banorët janë mbledhur të gjithë së bashku për të shprehur mospëlqimin e tyre për ndërtimin e këtij hidroçentrali. Ata kërkojnë që të mos ndërtohet projekti, ku sipas të cilëve përmbyten qindra hektarë tokë, qeveria të zhvilloje bisedime me ta, përpara se të nisë zbatimin. 

Lexo Edhe:

Rama në prezantimin që i bëri projektit të ndërtimit të këtij hidroçentrali theksoi se “Hidrocentrali i Skavicës kompleton kaskadën e lumit Drin, krijon mundësinë e ruajtjes së rezervës ujore, duke u dhënë përfundimisht fund humbjeve kolosale të energjisë, me pasojë përmbytjet kronike, kur pikërisht nga mungesa e Skavicës kryhen shkarkimet e detyruara prej mbingarkesës ujore”.

Mirëpo për banorët e Dibrës, ndërtimi i Skavicës do të sillte efekte pozitive pasi shumë banorë do të detyrohen të shpërngulen e shumë të tjerëve do t’ju përmbyteshin tokat me të cilat sigurojnë jetesën.

Historiku i ndërtimit të hidrocentralit të Skavicës daton që 50 vite më parë. Tentativa për ndërtimin e tij janë bërë nga disa qeveri.