Banorët e Çabiqit hoqën dorë nga ujësjellësi për asfalt, mbetën pa të dyja


Gazeta Express
15 Prill 2019 20:13

4 muaj pasi që u shtrua, iu hoq asfalti. Kjo për shkak se mbi një rrugë në fshatin Çabiq të Klinës, kishte filluar të mbijë  bari. Kjo gjë, habiti habitur edhe vet banorët.

E një mërgimtar që vjen nga ky fshat, tregon nëse e njëjta ndodh në Gjermani.

Kurse kryetari i fshatit, Mujë Gashi, thotë që banorët e fshatit Çabiç, hoqën dorë nga uji i pijshëm për këto rrugë.

Nga komuna e Klinës, thonë që kjo rrugë, nuk ka qenë e paraparë për këtë projekt.

Lorenc Marleku, drejtor në drejtorinë e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, thotë se kompania atë pjesë të rrugës e ka shtruar në mënyrë vullnetare.

Ndonëse sipas tij, ende nuk është bërë pranimi teknik i rrugëve në këtë fshat.

Të njëjtën përgjigje, e kanë dhënë edhe nga kompania Ibe Group, e cila e fitoi tenderin për asfaltimin e rrugëve në Çabiq.

Por, bari në Çabiq, duket që është më i fortë se zakonisht.

Kjo pasi që edhe në rrugë të tjera në këtë fshat, ka dalë bari mbi asfalt./ Fidan Zejnullahu, T7

Te fundit


Kthehu lart