Bankënota 20-dollarëshe që kushton afro 60 mijë dollarë - Gazeta Express
string(55) "bankenota-20-dollareshe-qe-kushton-afro-60-mije-dollare"

Bankënota 20-dollarëshe që kushton afro 60 mijë dollarë

Fun

Gazeta Express

16/01/2021 11:44

Një bankënotë e rrallë 20-dollarëshe me një afishe bananeje në të, është aktualisht për shitje përmes “Heritage Auctions”, një shtëpi ankandi me bazë në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Koleksionistët e valutave po i kushtojnë vëmendje të madhe dhe po thyejnë rekordet e mëparshme të me ofertat e tyre, bën të ditur “Heritage Auctions”.

Lexo Edhe:

“Bankënota është shikuar në uebsajt mbi 4300 herë”, i ka thënë CNN-it, Dustin Johnston i cili është zëvendëspresident dhe drejtor menaxhues i Departamentit të monedhave në Heritage Auctions.

Kartëmonedha nga seritë e vitit 1996 është unike për shkak të afishes e cila u bë e tillë nëpërmjet fazave të procesit të shtypjes pasi ka të shtypur mbi të një pjesë të vulës së Thesarit.

Oferta aktuale për kartëmonedhën është 57 mijë e 500 dollarë.