Bankat anëtare të Shoqatës së Bankave të Kosovës ndajnë 50 mijë euro për procesin e vaksinimit - Gazeta Express
string(94) "bankat-anetare-te-shoqates-se-bankave-te-kosoves-ndajne-50-mije-euro-per-procesin-e-vaksinimit"

Bankat anëtare të Shoqatës së Bankave të Kosovës ndajnë 50 mijë euro për procesin e vaksinimit

Lajme

Gazeta Express

28/09/2021 14:41

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se bankat anëtare të Shoqatës së Bankave të Kosovës kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me Ministrinë e Shëndetësisë përmes së cilës bankat kanë ndarë shumën prej 50,000 Euro për të mbështetur procesin e vaksinimit në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija ka thënë se duhet të bëhet më shumë për të mbështetur procesin e vaksinimit.

Lexo Edhe:

“Duke qenë se vaksinimi është përgjigjja në luftën kundër pandemisë, të gjithë duhet të bëjmë më shumë për të mbështetur këtë proces”, është shprehur Kryeshefi Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija.

Ndërsa, nga MSH janë shprehur mirënjohës për ndihmën e ofruar.

“Si Ministri e Shëndetësisë, jemi shumë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që sektori bankar po jep për të luftuar pandeminë”, tha Drin Podrimqaku, Këshilltari Politik i Ministrit Vitia.

“Ky donacion do të pranohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe do të vendoset në dispozicion të personelit mjekësor dhe vullnetarëve të ekipeve të vaksinimit në Kosovë”, theksoi Faik Hoti, Udhëheqës i Divizionit të Komunikimit me Publikun në Ministri të Shëndetësisë me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes për këtë donacion.