Banditët e armatosur vrasin së paku 18 persona në Nigeri - Gazeta Express
string(56) "banditet-e-armatosur-vrasin-se-paku-18-persona-ne-nigeri"

Banditët e armatosur vrasin së paku 18 persona në Nigeri

Gazeta Express

01/06/2020 8:56

Qindra banditë të armatosur i kanë vrarë së paku 18 persona në rajonin veriperëndimor Nigerian, Katsina, dhe kanë vjedhur mijëra bagëti. Lajmin e konfirmuan dy dëshmitarë dhe një zëdhënës i policisë.

Dëshmitarët thanë se rreth 500 burra me motoçikleta erdhën në zonën Faskari të dielën pasdite, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Së paku 18 persona janë konfirmuar të vrarë deri më tani dhe shumë të tjerë dyshohet se janë vrarë”, tha një banor lokal përmes telefonit për agjencinë “Reuters”.

Sadiq Hasaan, një dëshmitar tjetër, tha se burrat e armatosu vodhën bagëti dhe u nisën drejt fshatrave të tjera. Mijëra banorë janë detyruar të shpërngulen nga shtëpitë e tyre për shkak të dhunës.

Grupet kriminale, të cilat kryejnë plaçkitje dhe rrëmbime, i kanë vrarë qindra njerëz në pjesën veriperëndimore të Nigerisë.