‘Ballo Shqiptare’ në vitin jubilar, edhe ky edicion me plot risi e traditë - Gazeta Express
string(71) "ballo-shqiptare-ne-vitin-jubilar-edhe-ky-edicion-me-plot-risi-e-tradite"

‘Ballo Shqiptare’ në vitin jubilar, edhe ky edicion me plot risi e traditë

Gazeta Express

11/12/2019 17:11

‘Balloja Shqiptare’ këtë vit organizon vitin jubilar me plot risi.

Edhe këtë vit do të organizohet nata e veçantë për kulturën dhe traditën shqiptare, ‘Ballo Shqiptare’.

Lexo Edhe:

Themelueset dhe organizatoret e kësaj balloje, Diellza Kolgeci e Afërdita Paqarada, kanë qenë të ftuara sot në emisionin e mëngjesit, #gjesi në T7, ku kanë zbuluar detajet për këtë edicion.

Ndër të tjera, ato kanë treguar se rrjedha e organizimit ka mbetur e njëjtë si në edicionet e kaluara, do të zhvillohet në hotelin ‘Swiss Diamond’ dhe të pranishmit do të jenë të ftuarit e përvjetshëm.

Gjithashtu, kodi i veshjes është sërish moderne të gërshetuar me detaje tradicionale.

Balloja do të mbahet më 14 dhjetor ndërsa pas eventit kryesor, pason edhe një ‘after party’ në një nga klubet e Prishtinës./Gazeta Express/