Ballkani synon ta eliminojë Shkupin dhe të shkojë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës - Gazeta Express
string(92) "ballkani-synon-ta-eliminoje-shkupin-dhe-te-shkoje-ne-fazen-e-grupeve-te-liges-se-konferences"

Futboll

Gazeta Express

16/08/2022 23:07

Ballkani synon ta eliminojë Shkupin dhe të shkojë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës

Futboll

Gazeta Express

16/08/2022 23:07

FC Ballkani ka dalë me një postim në Facebook ku kanë thënë së synim kryesor i tyre është kualifikimi në grupe i Ligës së Konferencës

FC Ballkani do ta zhvillojë ndeshjen e parë si mysafirë i FC Shkupit të enjten në Arena Todor Proeski në ora 21:00.

Lexo Edhe:

Kampioni i Kosovës duket së shkon atje me ambicje të mëdha pasi që synon ta eliminojë nga gara Shkupin dhe këtë gjë ata ua kanë premtuar edhe tifozëve.

“??̈ ?????? ??????̈?? Ekipa jonë ndeshjen e ????-???, kundër ?? ??????? e zhvillon me ??????? në ora ??:?? në ????? ????? ???????-Shkup. Synimi i vetëm është fitorja dhe kalimi tutje në fazën e grupeve!! Na priftë e mbara ?????Ë! ????? ??????????”, kanë shkruar ata në këtë postim në Facebook.

Kujtojmë së FC Ballkani do të luajë pas një jave në Prishtinë dhe një rezultat i mirë në Shkup do i ndihmonte shumë kampionit kosovar që të kualifikohet në grupe të Ligës së Konferencës qysh në debutimin e saj në gara europiane.

Ky kualifikim do të sillte po ashtu në kontot e klubit kosovar më shumë së 3 milionë euro si dhe të mira të tjera materiale gjatë ndeshjeve në grupe. /GazetaExpress/