Ballkani s'i ka marrë ende 200 mijë eurot e shitjes së Krasniqit, paralajmëron ankesë në FIFA - Gazeta Express
string(93) "ballkani-si-ka-marre-ende-200-mije-eurot-e-shitjes-se-krasniqit-paralajmeron-ankese-ne-fifa-1"

Ballkani s’i ka marrë ende 200 mijë eurot e shitjes së Krasniqit, paralajmëron ankesë në FIFA

Futboll

Endrit Jashari

09/04/2023 16:08

Ekipi rumun, Cluj nuk ia ka paguar 200 mijë eurot Ballkanit për transferimin e Ermal Krasniqit.

Krasniqi shkoi te Cluj gjatë afatit kalimtar dimëror, por Ballkani nuk i ka marrë ende paratë për këtë transferim, mëson Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Nga kryesia e klubit i thanë Gazetës Express se afati për Clujin që ta kryejë pagesën ishte data 15 mars.

Klubi suharekas i ka dërguar letër ekipit rumun, por nuk ka marrë përgjigje.

Kampioni në fuqi i Kosovës i tha Gazetës Express se tani do të ndërmarrin hapat përmes FIFA-s.

Ermal Krasniqi është duke shkëlqyer te Cluji dhe aktualisht është futbollisti më i mirë i ekipit rumun. /Gazeta Express/