Ballkani rrezikon mbijetesën, ndahet me trajnerin


Gazeta Express
15 Prill 2019 12:06

Ballkani e ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Sami Sermaxhaj për shkak të mungesës së rezultateve të pritura

Sami Sermaxhaj nuk është më trajner i Ballkanit, shkruan Gazeta Express.

Klubi nga Theranda ka njoftuar përmes grupit të tij zyrtar në Facebook se i ka ndarë rrugët me trajnerin kosovar për shkak të mungesës së rezultateve të pritura.

Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e lëshuar nga klubi i IPKO Superligës.

“Pas bashkëpunimit disa mujor me trainerin Sami Sermaxhaj,sot kemi shkëputur bashkëpunimin. Shkëputja e marrëveshjes është bërë me marrëveshje të dy anëshme,pasi mungonin rezultatet e pritura nga klubi. FC Ballkani i uron trainerit Sami Sermaxhaj sukses dhe falenderon për bashkëpunimin dhe punën e deritanishme”, ka shkruar Ballkani. Momentalisht, ekipi Portokalli gjendet në pozitën e tetë në tabelën e IPKO Superligës me 32 pikë, me pikë të njëjta me Flamurtarin, i cili është i nënti dhe në zonën e barazhit. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart