“Ballkani Perëndimor, një prej prioriteteve të Presidencës sime”


Gazeta Express
11 Shtator 2019 12:07

Ballkani Perëndimor do të jetë një prej prioriteteve të Presidencës së Ursula von der Leyen në Komisionin Evropian. Ajo i ka bërë komentet pas prezantimit të ‘Qeverisë’ së re të Bashkimit Evropian, ku hungarezi László Trócsányi u përzgjodh Komisioner për Zgjerimin.

“Shpresoj që Ballkani Perëndimor të jetë sa më shpejt afër BE-së”, ka deklaruar Von der Leyen, duke shtuar se rajoni është shumë i rëndësishëm për BE-në dhe do të jetë në fokus të presidencës së saj.

Sa i përket anëtarësimit të gjashtë shteteve në këtë rajon, kryetarja e KE-së theksoi se rregullat nuk kanë ndryshuar.

“Rregullat tona nuk kanë ndryshuar. Janë disa vlera bazike dhe vendet që duan të anëtarësohen duhet të tregojnë që i respektojnë ato, vlerat fondamentale, që plotësojnë kriteret dhe janë në gjendje të jenë anëtare të BE-së”, është shprehur Von der Leyen.

Te fundit


Kthehu lart