Ballkani fiton mes ‘drithërimave’, ’89-shi i hakmerret Besës - Gazeta Express
string(56) "ballkani-fiton-mes-dritherimave-89-shi-i-hakmerret-beses"

Futboll

Gazeta Express

05/03/2021 15:00

Ballkani fiton mes ‘drithërimave’, ’89-shi i hakmerret Besës

Futboll

Gazeta Express

05/03/2021 15:00

Java e 23-të e Superligës së Kosovës në futboll është hapur me dy duele. Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshje të tjera, kurse xhiroja do të mbyllet të dielën me një takim.

Pretendenti për titull, Ballkani, ishte nikoqir i Drenicës në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Lexo Edhe:

Vendasit fituan 2-1 me golat e Arbër Hoxha në min e 40′ dhe Bajram Jashanica në atë të 47′.

Golin e nderit për mysafirët e realizoi Dardan Rugova ne min e 86′.

Ndeshja tjetër u zhvillua në Brestovik të Pejës. Besa e priti Trepçën ’89 dhe humbi 1-2.

Robert Rrahmani në minutën e 28′ kaloi mysafirët në epërsi.

Vendasit reaguan në min e 57′, duke barazuar gjithcka me Diar Halilin.

Por, në minutën e 62′, Trepça ’89 sërish kaloi ne epersi, shenoi Muharrem Jashari dhe e ruajti deri në fund rezultatin, për të fituar 2-1. /Gazeta Express/