Lideri i IPKO Superligës dhe kampioni aktual i Kosovës do të përballen në mes vete sot në Suharekë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll
Ballkani dhe Feronikeli do të përballen në mes vete të mërkurën në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.
Kjo njëherësh konsiderohet si një finale para finales pasi ballafaqohen dy prej klubeve më të forta në vendin tonë, shkruan Gazeta Express.
Ballkani është lider aktual i IPKO Superligës, kurse Feronikeli kampion aktual i Kosovës.
Prandaj, dueli i Suharekës pritet me kërshëri të madhe nga futbolldashësit.
Therandasit do të mundohen të krijojnë avantazh solid në duelin e parë në shtëpi, para ndeshjes së kthimit, që do të luhet më 17 qershor në Drenas.
Fituesi i këtij dueli në finale do të ketë punë me fituesin e përballjes tjetër gjysmëfinale, Prishtina – Drenica.
Ndeshja në mes të Ballkanit dhe Feronikelit do të fillojë në orën 16:00.
Siç dihet, kjo ndeshje, si edhe të tjerat këtë sezon, do të luhet pa praninë e shikuesve. /Gazeta Express/