Ballkani e vazhdon ecurinë e përkryer duke e mundur Dritën, Prishtina e mposht Feronikelin - Gazeta Express
string(89) "ballkani-e-vazhdon-ecurine-e-perkryer-duke-e-mundur-driten-prishtina-e-mposht-feronikelin"

Ballkani e vazhdon ecurinë e përkryer duke e mundur Dritën, Prishtina e mposht Feronikelin

Gazeta Express

21/10/2020 16:02

Ballkani me Mirlind Dakun e ka vazhduar ecurinë mbresëlënëse pa humbje këtë sezon në Superligë, duke e mundur edhe kampionen në fuqi, Dritën, për ta përforcuar pozitën e parë në renditje, ndërkohë që Prishtina e ka mundur Feronikelin në udhëtim, me takimin mes Gjilanit dhe Trepçës ’89 që u mbyll pa fitues.

Ballkani 2:0 Drita

Lexo Edhe:

E gjithë vëmendja këtë të mërkurën ishte në Suharekë, ku Ballkani e mundi 2:0 Dritën, e cila luajti me një futbollist më pak gjatë shumicës së ndeshjes, në Stadiumin e Qytetit, raporton Gazeta Express.

Dallimin përsëri e bëri sulmuesi i ekipit kombëtar U21 të Kosovës, Daku, i cili i shënoi të dy golat e fitores në një ndeshje të tensionuar në Suharekë, ku gjyqtari i dha dy kartonë të kuq.

Daku e vazhdoi rekordin e shquar të shënimit të golave duke e çuar në 14 totalin e golave në vetëm shtatë ndeshje deri tani këtë sezon në ligë.

Drita mbeti me një lojtar më pak herët në ndeshje, kur  Ilir Blakqori u përjashtua me karton të kuq në minutën e 23-të, për shkak se shkaktoi ndërhyrje të palejuar si lojtar i fundit.

Menjëherë pas tij u përjashtua edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, pasi e mori kartonin e dytë të verdhë për shkak të protestave.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi dhe e pesta në shtatë ndeshje për skuadrën e Munishit, e cila vijon të mbetet e pamposhtur.

Drita, ndërkohë, e pësoi humbjen e parë këtë sezon, e cila i vjen menjëherë pas barazimit me Gjilanin në fundjavë.

Feronikeli 1:2 Prishtina

Prishtina e mundi 2:1 Gjilanin në udhëtim, duke e regjistruar vetëm fitoren e tretë këtë sezon, por e mjaftueshme për ta ngritur në pozitën e dytë.

Gentian Muça dhe Endrit Krasniqi i shënuan golat e triumfit për Prishtinës, duke e bërë të pamjaftueshëm golin e Mendurim Hotit për Feronikelin në stadiumin Rexhep Rexhepi në Drenas.

Nikli vazhdon të jetë në krizë rezultatesh dhe shkon në një seri prej pesë ndeshjeve pa fitore.

Ndërkohë, në takimin e fundit t ë zhvilluar sot, Gjilani barazoi 0:0 me Trepçën ’89.

Kështu duket renditja e Superligës pas xhiros së shtatë: