Ballkani e transferon “Lewandowskin e Malishevës” - Gazeta Express
string(47) "ballkani-e-transferon-lewandowskin-e-malisheves"

Ballkani e transferon “Lewandowskin e Malishevës”

Futboll

Gazeta Express

23/06/2021 17:06

Ballkani e ka bërë “goditjen” e radhës sot.

Lexo Edhe:

Skuadra nga Suhareka e ka transferuar sulmuesin e deritashëm të Malishevës, Albion Rrahmani, shkruan Gazeta Express.

Ai kishte shkëlqyer në sezonin e fundit në Ligën e Parë, ndërsa klubi Portokalli nënshkroi kontratë trevjeçare me të, deri në vitin 2024.

Paraqitjet solide që i bëri në sezonin e fundit bënë që ai ta merrte pseudonimin “Lewaldowski i Malishevës”.

“Urojme që tani Lewandowski i Ballkanit të na ndihmojë në arritjet e klubit si dhe atij personale”, ka shkruar klubi nga Suhareka në rrjetet sociale.

Ballkani e transferoi Rrahmanin në vend të Mirlind Dakut, i cili u rikthye në Osijek të Kroacisë. /Gazeta Express/