Ballkani e dënon ndërhyrjen e policisë ndaj trajnerit të Prishtinës Armend Dallku - Gazeta Express
string(81) "ballkani-e-denon-nderhyrjen-e-policise-ndaj-trajnerit-te-prishtines-armend-dallku"

Ballkani e dënon ndërhyrjen e policisë ndaj trajnerit të Prishtinës Armend Dallku

Gazeta Express

08/07/2020 21:06

Ballkani e ka dënuar ashpër ndërhyrjen, siç e ka quajtur, brutale të Policisë së Kosovës, zyrtarët e të cilës hodhën sprej lotsjellës ndaj trajnerit të Prishtinës, Armend Dallkut, pas humbjes kundër Gjilanit të mërkurën.

Prishtina u mund në një ndeshje të tensionuar një pjesë lojë të së cilës e zhvilloi me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit kontrovers të portierit Visar Bekaj, direkt me karton të kuq, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skuadra e Armend Dallkut lëshoi pikë të rëndësishme ndaj rivalit direkt për titull, në një garë të paparë në futbollin kosovar, duke e regjistruar humbjen e parë që prej rikthimit të futbollit pas pandemisë koronavirus.

Pas ndeshjes pati tensione në fushë, me trajnerin Dallku dhe stafin e tij që shkuan për t’i kërkuar sqarime gjyqtarëve të ndeshjes, duke e detyruar policinë të ndërhyjë me sprej.

Për Ballkanin, i cili sot e kaloi Prishtinën në renditje duke dalë në vendin e dytë pas fitores bindëse 5:1 kundër Llapit, e quan të papranueshme atë që ndodhi në Gjilan.

“E denojm ashpër ndërhyrjen brutale të policisë së Kosovës ndaj trainerit të Prishtines Armend Dallku dhe lojtareve .

Kjo është e pa pranueshme të ndodhë në kohen kur më së shumti kemi nevoj të promovohen vlerat tona sportive . Policija duhet ti mbroj akteret e ndeshjes e jo ti sulmoi ata! Ju lutemi mos ti humbim njerzit që investojn dhe rininë tonë”, shkruhet në reagimin e Ballkanit. /Gazeta Express/