Ballinat e medieve serbe pas dënimit të Karaxhiqit: "Padrejtësi, turp dhe krim i Hagës…" - Gazeta Express

Ballinat e medieve serbe pas dënimit të Karaxhiqit: “Padrejtësi, turp dhe krim i Hagës…”

Lajme

Gazeta Express

21/03/2019 9:13

Pasi që dje prijësit të luftës së serbëve të Bosnjë-Hercegovinës, Radovan Karadzicit, gjykata e Hagës ia konfirmoi aktgjykimin dënues për krimet më të rënda të luftës, shkaku i të cilave është dënuar me burgim të përjetshëm, një pjesë e medieve në Serbi e mbron dhe atë aktgjykim e konsideron të padrejtë

“Kurir”-i serb kështu në ballinën e sotme thekson se në Hagë më së shumti janë dënuar serbët – 1170, derisa kroatë janë dënuar 300, boshnjakë 42, ndërsa ka titull “Padrejtësi, ky është aktgjykim i tërë kombit”.

Se aktgjykimi është i padrejtë, shkruan edhe “Telegraf”-i serb. “Turp i Gjykatës së Hagës, Radovani është dënuar me burgim të përjetshëm”.

Se fjala është për një “padrejtësi të tmerrshme” shkruan në ballinën e “Informer”-it, i cili thekson se dënimi për Radovan Karadzhicin është “krim i Hagës”.

“Alo” në ballinë shkruan se Karadzic është dënuar me vdekje prapa grilave, derisa “Vecernje novosti” shkruan se “Kjo nuk ka të bëjë fare me drejtësinë”.