Balla “tejkalon” veten, i kërkon “opozitarëve” të rinj dialog për ‘hir të popullit’


Gazeta Express
21 Mars 2019 11:29

Taulant Balla ka “tejkaluar” veten këtë të enjte në parlament duke u kërkuar deputetëve të rinj të opozitës dialog në të mirë të popullit shqiptar.

E teksa në ambientet jashtë parlamentit opozita proteston, Balla është shprehur nga aula e kuvendit se pavarësisht dallimeve, socialistët dhe opozitarët në parlament kanë pika të përbashkëta.

“Unë e di që ju jeni kundërshtarët tanë, por me gjithë gjërat që na ndajnë ne si shumicë jemi të gatshëm të dialogojmë me ju”.

Ndërkohë që Balla fliste deputetët e opozitës së re tundnin kokat, kurse numri dy i PS-së vijonte me “lajkatimin” se ata janë opozitarë të denje.

Te fundit


Kthehu lart